Sport
PSG zgjedhë zëvendësuesin e Mbappes, parizienët piketojnë yllin e Liverpoolit
Demokracia
16:21 | 19 Maj 2022

Share:

Kampioni i Francës, PSG duket se kanë filluar të përgatiten për një largim të mundshëm të Kilian Mbappe, i cili pritet të transferohet te Reali i Madridit.

Në listën e zëvendësuesve të mundshëm të francezit në ditët e fundit duket se ka përfunduar dhe emri i sulmuesit të Liverpul, Sadio Mane.

Sipas raportimeve nga “SportBild”, parizienët po e mendojnë seriozisht transferimin e sulmuesit të “The Reds” si një zëvendësues të denjë të Mbape. Liverpul e konsideron lojtarin si një prej më kryesorëve të skuadrës dhe nuk do të pranonte asnjë ofertë për më pakë se 100 milionë eurosh për kartonin e tij.

Konkurrenca për 30-vjeçarin nuk mungo, me Bajernin i cili ka shprehur gjithashtu interes ndaj tij dhe mendon të konkurroje Parisin në garën për të marrë shërbimet e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme