Sport
PSG kryen detyrën ndaj Troyes
Demokracia
23:00 | 07 Maj 2023

Share:

Paris Saint-Germaini ka marrë pikë të përballë Troyes në Stade de l’Aube (3-1), në ndeshjen e javës së 34 në Ligue 1.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e tetë përmes Kylian Mbappe dhe ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.

Vitinha e dyfishoi epërsinë në fraksionin e dytë (59’), ndërsa Xavier Chavalerin e ngushtoi rezultatin (83’).

Sidoqoftë, Fabian Ruiz reagoi shpejt (86’) për ta vulosur fitoren e kryeqytetasve.

Falë këtij triumfi, Paris Saint-Germaini është lider i Ligue 1 me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lens.

Troyes mbetet e parafundit në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit francez.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024