Lajme
Pse po i kërkon Rusia zyrtarët e Policisë së Kosovës?
Demokracia
20:28 | 04 Mars 2024

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeqla, ka konfirmuar së është informuar zyrtarisht për flearrestet e lëshuara nga Rusia për zyrtarët e Policisë e Kosovës. Por kjo gjë, Sveçla ka thënë se nuk po e brengos atë. Ish hetuesi i Policisë së Kosovës ka treguar pasojat që mund të kenë këto fletarreste për zyrtarët e Policisë derisa po shihen si një hakmarrje për rastin e Banjskës.

Pothuajse në çdo operacion në veri ishte në krye të detyrës.

E pikërisht, për shkak të punës së tij, shefi i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti po kërkohet nga Rusia.

E jo vetëm Ahmeti, shteti rus ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar edhe për disa zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.

Për një gjë të tillë është i njoftuar zyrtarisht edhe Ministri i Punëve të Brendshme.

Por kjo nuk po e brengos, Sveçlën.

Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë…e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”.

E ish eprori i policisë së Kosovës, Refki Morina, tregon detajisht rastin për të cilin po kërkohen këta zyrtarë policor.

“Kemi më të bëjëm më një rast që ka ndodh në vitin 2019, ku prestarët e Policisë së Kosvës, me rastin e ndërhyjres ku janë vendosur barrikada, kanë intervenu dhe ndërkohe në krye të atyre të barrikadave ka qenë një shtetas rus i UN-it, i cili nuk është prezantu, po më vonë është liru”, tha ish eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina.

Morina mes tjerash, kërkimin e zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga Rusa e sheh si një hakmarrje pas rastit të Banjskës dhe fletarrestit të lëshuar për ish nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojqiq.

Kurse sipas ish hetuesit të Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, ky fletarrest mund ti krijojë disa pengesa këtyre zyrtarëve.

“Minimumi që mundem me ja bo janë më kufizu lëvizjet jashtë shtetit, i pengojnë në karrierën profesional, sigurisht të gjithë ndjekin trajnime jashtë shtetit dhe sigurisht kjo do të jetë pengesë për ta, poashtu në gjendje psikike mund të ndodh të demoralizojë nga puna”, u shpreh ish hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti.

Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

Të ngjashme