Lifestyle
Pse kur lani rroba është mirë të vendosni një gjethe dafine në lavatriçe?
Demokracia
07:25 | 23 Shtator 2022

Share:

Mjaftojnë të vendosni disa gjethe dafine në lavatriçe për të vënë re një efekt të mahnitshëm te rrobat tuaja. Kemi shkruar shumë herë për truket që lehtësojnë jetën e përditshme. Shumica nuk janë të panjohura, duke pasur parasysh se shumë prej tyre përdoreshin nga nënat dhe gjyshet tona.

Një e tillë është shtimi i një gjetheje dafine gjatë larjes së rrobave. Me siguri nuk keni dëgjuar ndonjëherë të vendosni gjethe dafine në lavatriçe por ky truk shërben për ruajtjen e ngjyrës së rrobave. Gjethen e dafinës mund ta vendosni direkt në lavatriçe.

Gjethja e dafinës nuk është e vetmja erëz që funksionon mirë për këtë gjë. Piperi gjithashtu bën një punë të mirë për rrobat në lavatriçe. Është një mënyrë e vjetër natyrale dhe është një domosdoshmëri në rutinën e çdo amvise me përvojë. Përdoret si për pëlhura të bardha ashtu edhe për ato me ngjyra.

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024