OpEd
Pse kaq antiamerikanizëm në PD?
Demokracia
08:57 | 08 Shkurt 2024

Share:

Nga Artur Ajazi

Kur mendon dhe kujton se si, Partia Demokratike, ishte e para forcë politike që u përshfaq aq ethshëm si “proamerikane” në fillimet e saj, duke propoganduar me forcë “partneritetin e Shqiperisë dhe partisë tyre me SHBA”, dhe dëgjon se si sot është krijuar një frymë antiamerikane brënda saj, pëson më shumë se zhgënjim. Kjo jo për faktin sepse Sali Berisha u shpall “non-grata” nga SHBA, por sepse prej 2 vitesh, pothuajse gjithë mbështetësit e tij dikur “proamerikanë të thekur”, sot na rezultojnë të shtirur, hipokritë, dhe ushtarë të bindur të interesave personale të ish-liderit.

Eshtë trishtuese, tek shikon se si, një parti e djathtë (të paktën kështu hiqen) një parti e krijuar nga studentët e Dhjetorit 1990 (dhe e kapur tinëzisht nga të tjeret) që kishte ëndërra amerikane dhe euroatlantike, sot është transformuar në parti luftarake, ku shënjestra e saj drejtohet pikërisht ndaj SHBA.

Të mos harrojmë vetëm sulmet ndaj 3 ish-ambasadoreve të fundit të SHBA në Tiranë, apo dhe sulmet personale ndaj Sekretarit Blinken dhe DASH, duke i etiketuar si “të mashtruar nga Edi Rama dhe Soros”. Një parti qesharake, e mbërthyer nga dara e fortë e antiamerikanizmit, nuk mund të jetë dinjitoze për të fituar zgjedhjet, marrë pushtetin, dhe drejtuar qeverisjen në një vend anetar i NATO-s, partnere e fuqishme e SHBA, siç është Shqiperia.

Të ngjashme