Lifestyle
Pse Franca do t’i paguajë qytetarët që të riparojnë rrobat
Demokracia
12:05 | 14 Korrik 2023

Share:

Franca do të prezantojë një skemë për riparimet e veshjeve dhe këpucëve në mënyrë që të zvogëlojë mbetjet dhe ndotjen nga industria e tekstilit.

Sipas skemës, e cila u njoftua nga Sekretarja e Shtetit për Ekologjinë, Bérangère Couillard, zbritjet variojnë nga 6 euro në 25 euro dhe do të jenë të disponueshme në varësi të problemit të veshjeve apo aksesorëve.

Kjo skemë ka si qëllim që t’i inkurajojë njerëzit që t’i riparojnë, për shembull këpucët e dëmtuara, në vend që t’i hedhin ato.

Couillard tha se industria e tekstilit ishte industria e dytë më ndotëse në botë.

Ministria e Ekologjisë ka udhëzuar një organizatë private franceze të quajtur Refashion për nismën. Klientëve do t’u zbritet nga fatura çmimi përkatës dhe më pas Refashion do të rimbursojë rrobaqepësit apo dyqanet e riparimit.

Të ngjashme