Lajme
PSD-ja, Lajçakut: Neutraliteti është problemi
Demokracia
16:24 | 25 Shkurt 2021

Share:

Partia Sodialdemokrate ka reaguar pasi i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u shfaq në një intervistë ku mbrapa tij vërehej një hartë ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

I dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë një interviste për Platformën EWB (European Western Balkans), u shfaq nga zyra e tij, ku vërehej një hartë ku tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, e mban në zyrë Miroslav Lajçak, raporton Demokracia.com.

Në lidhje me këtë , përmes një replikimi në rrjetin social Twitter, zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, është munduar të sqarohet rreth kësaj harte, duke thënë se pretendimi që harta e shfaqur prapa shpinës së Emisarit Mirosllav Lajçak me Kosovën brenda territorit të Serbisë është i rremë.

Sipas tij, harta zyrtare e BE-së është në linjë me pozicionin neutral të BE-së për Kosovën.

Lexo edhe:

Lajçak u paraqit me hartën ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, ky është arsyetimi i BE-së

“Pretendimi për hartën është tërësisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është – në vijë me pozicionin e Flamurit të Bashkimit Evropian – neutrale ndaj statusit”, ka shkruar ndër të tjerash Stano.

E pas gjtihë kësaj ka reaguar Partia Socialdemokrate (PSD), ka reguar duke thënë se neutraliteti është problemi.

Sipas PSD-së është e pakuptimtë se si Bashkimi Europian e mban një hartë të tillë, e aq më shumë i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun me Serbinë.

“Është një hartë që e mban Kosovën ende në territorin e saj, e ajo është harta e Serbisë dhe kushtetuta e saj. Kush do ta kishte besuar që një e tillë gjendet edhe në Bashkimin Evropian. Sot kur komisari i BE-së Lajçak e mban një hartë të tillë në zyre, na kujtohet sesi nga vizita e tij në Beograd kishte dërguar porosi për Kosovën, duke thënë se nëse është e nevojshme duhet ndërruar edhe kushtetuta e Kosovës për akomodimin e themelimit të asociacionit. Për komisarin Lajçak, Kosova dhe historia e saj me harta dhe kufi nuk është ngjarje e përfunduar dhe Kosova nuk është çështje e lirisë së popullit, por e balancave dhe neutralitetit. Përmes të dërguarit të tij, BE në fakt nuk është as neutrale, duke qenë se ky neutralitet i shërben Serbisë. BE edhe më tej vazhdon ta konsiderojë Kosovën të pabarabartë edhe në rrafshin politik edhe në atë tregtar, ekonomik”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë i PSD-së:

Neutraliteti është problemi

Është një hartë që e mban Kosovën ende në territorin e saj, e ajo është harta e Serbisë dhe kushtetuta e saj. Kush do ta kishte besuar që një e tillë gjendet edhe në Bashkimin Evropian. Sot kur komisari i BE-së Lajçak e mban një hartë të tillë në zyre, na kujtohet sesi nga vizita e tij në Beograd kishte dërguar porosi për Kosovën, duke thënë se nëse është e nevojshme duhet ndërruar edhe kushtetuta e Kosovës për akomodimin e themelimit të asociacionit.

Për komisarin Lajçak, Kosova dhe historia e saj me harta dhe kufi nuk është ngjarje e përfunduar dhe Kosova nuk është çështje e lirisë së popullit, por e balancave dhe neutralitetit. Përmes të dërguarit të tij, BE në fakt nuk është as neutrale, duke qenë se ky neutralitet i shërben Serbisë. BE edhe më tej vazhdon ta konsiderojë Kosovën të pabarabartë edhe në rrafshin politik edhe në atë tregtar, ekonomik.

Tutje, neutraliteti për pavarësinë e Kosovës i shërben një projekti tejet të dëmshëm, si zgjidhje e mundshme në negociata Kosovë – Serbi, e ai është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Në kohën kur pritet që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të niset, Kosovën e gjenë një moment të vështirë. Në njërën anë kemi Bashkimin Evropian me qasje të padrejtë dhe të anshme ndaj shtetësisë së Kosovës dhe në anën tjetër kemi një Qeveri në ardhje, në krye me Kurtin i cili ka tëholluar raportet me Lajçak. Ky i fundit është i preferuari i Kurtit. Kjo lidhje flet shumë. Cka nëse vendosim ta lexojmë procesin e dialogut duke u bazuar në raportin Lajçak-Kurti? Rezultati final dihet. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/Socialdemokratet/posts/2774188736175251

Të ngjashme