Lajme
FSK-ja arrin sukses në ushtrimin “Efes 24” në Turqi
Demokracia
17:00 | 17 Maj 2024

Share:

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po paraqet përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Turqisë.

Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes, ushtrimi përfshin grupe misionesh, ku pjesëmarrësit veprojnë si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), dhe objektivi kryesor i ushtrimit është shkëmbimi i ekspertizës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit.

Kontingjenti i FSK-së ka arritur të realizojë me sukses objektivat e trajnimit, të cilat ishin të planifikuara për fazën e parë, për të vazhduar me fazën e dytë në të cilën parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat komando turke

Të ngjashme