Lajme
Propagandë e ulët nga Kurti| Merkel vizitoi Kosovën kur ai nuk i pranonte as simbolet e shtetit
Demokracia
13:10 | 11 Qershor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti e ka lëshuar një propagandë të ulët gjatë ditës së premte.

Kurti që tani ka më shumë se një vit në krye të vendit, del të jetë tendencioz edhe lidhur me vizitat e miqve të Kosovës para ardhjes së tij në pushtet, raporton Demokracia.com.

Kryeministri Kurti është munduar të propagandojë edhe për liderët e fuqishëm botërorë që e kanë vizituar Kosovën para ardhjes së tij në pushtet e që vizitat e tilla kanë qenë të shumta.

E njëjtë është edhe vizita e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë vitit 2011 në Kosovë, të cilën Kurti tentoi ta injoronte qëllimisht.

Tri vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kohë kur Kurti as nuk i pranonte simbolet e shtetit që aktualisht është në krye të ekzekutivit, Merkel ishte pritur me një ceremoni të mirëorganizuar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Por, tani Kurti ka deklaruar se vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, është e para e një kancelari nga Gjermania.

“14 pas shpalljes së pavarësisë, kjo është vizita e parë në Qeverinë e Kosovës nga një kancelar gjerman. Është një vizitë historike me mesazhe të qarta, në një moment historik për rajonin dhe kontinentin tonë. Faleminderit kancelari Scholz”, ka thënë ai.

Si Kurti, mendon edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili po ashtu ka pretenduar se kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Prishtinë.

“Një vizitë historike e Kancelarit Olaf Scholz në këtë ditë historike për , e cila përkon me 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Për më tepër, kjo është vizita e parë e një Kancelari gjerman në Prishtinë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Vetëm brenda pak muajve, Republika jonë është destinacioni i parë i vizitave shtetërore gjermane në Ballkanin Perëndimor, pas vizitës së Ministres Annalena Baerbock dhe Christine Lambrecht. Kjo nuk është vetëm simbolikë”, ka shkruar ai.

Demokracia.com të premten ka raportuar se një huqje të ngjashme e ka bërë edhe Sharr Jakupi, shefi i stafit të kryediplomates Donika Gërvalla – Schwarz.

Ai ka shkruar se “kryeministri Kurti ka pritur për herë të parë një kancelar gjerman në Republikën e Kosovës”.

FOTO| Duke tentuar ta lavdërojë Kurtin ia huq me të madhe shefi i stafit të Gërvallës, s’e di që Merkeli ka vizituar Kosovën

Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti, raporton Demokracia.com.

Kosova edhe në vitin 2011 kishte organizuar një pritje shumë miqësore për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila deri në ditën kur u largua nga pushteti, është vlerësuar shumë nga secili qytetar i vendit për kontributin e saj.

Merkel atë kohë ishte takuar me kryeministrin Thaçi, ndërsa më pas kishte vizituar shtabin e përgjithshëm të KFOR-it. /Demorkacia.com/

 

Të ngjashme