Lajme
FOTO| Duke tentuar ta lavdërojë Kurtin ia huq me të madhe shefi i stafit të Gërvallës, s’e di që Merkeli ka vizituar Kosovën
Demokracia
23:50 | 10 Qershor 2022

Share:

Sharr Jakupi, shefi i stafit të kryediplomates Donika Gërvalla – Schwarz, ka bërë një huqje të madhe duke mos qenë i informuar në lidhje me vizitat e zyrtarëve të lartë botërorë në Kosovë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti, raporton Demokracia.com.

Kjo nuk është hera e parë që një kancelar gjerman viziton vendin tonë, pasi që gjatë vitit 2011, Angela Merkel ishte pritur nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Kjo ishte vizita e parë e Merkel në Kosovë e cila erdhi tre vite pas shpalljes së pavarësisë së vendit, derisa për të u organizua një pritje e madhe.

Por për këtë siç duket nuk është i informuar Sharr Jakupi, shefi i stafit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz.

Ai ka shkruar se “kryeministri Kurti ka pritur për herë të parë një kancelar gjerman në Republikën e Kosovës”, duke bërë kështu një huqje të madhe, raporton Demokracia.com.

Kosova në vitin 2011 kishte planifikuar një pritje miqësore për kancelaren gjermane, e cila deri në ditën kur u largua nga pushteti, është vlerësuar shumë nga secili qytetar i vendit për kontributin e saj.

Merkel atë kohë ishte takuar me kryeministrin Thaçi, ndërsa pas kësaj, kishte vizituar shtabin e përgjithshëm të KFOR-it. /Demorkacia.com/

Të ngjashme