Sport
Pronarët e rinj të Milanit: “Ibrahimoviq mund të qëndrojë vetëm me një kusht”
Demokracia
14:19 | 21 Prill 2022

Share:

Kompania “Investkorp”, një fond që ka selinë në Bahrein, duhet të përfundojë të gjitha punët deri në fillim të majit kur bëhet fjalë për marrjen e strukturës së pronësisë së Milanit.

“Investkorp” do t’i ofrojë Ivan Gazidis 1.1 miliardë euro, ndërsa “Gazeta Dello Sport” shkruan shumë për hapat e tyre të parë pas marrjes së klubit.

Paolo Maldini dhe Ricky Masara do të mbeten në krye të fushës sportive, dhe një nga detyrat e tyre më të rëndësishme në fillim do të jetë një bisedë me Zlatan Ibrahimoviq, i cili megjithatë nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të luajë.

Mesa duket, Zlatan nuk ka ndërmend t’i varë këpucët e futbollit në kunj, por nëse dëshiron të qëndrojë në Milan, duhet të heqë dorë nga një pjesë e caktuar e të ardhurave.

Domethënë, “Investkorp” do t’i ofrojë atij një pagë më të ulët se sa shtatë milionët e tij aktuale në sezon, gjë që e bën atë lojtarin me të ardhurat më të larta në klub./Demokracia.com/

Të ngjashme