Lajme
Prokuroria pretendon se 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizuan nga Selimi, Thaçi e Veseli
Demokracia
11:10 | 03 Prill 2023

Share:

Prokuroria e Speciales sot në nisjen e gjyqit kanë përshkruar komunikatat e UÇK-së të lëshuara gjatë kohës së luftës.

Ata kanë pretenduar se Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të Policisë serbe njëherazi.

“Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë forcat serbe. UÇK e ka zanafillën gjatë viteve 90-ta”, tha Prokuroria.

“Provat treguan se në 1997. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, tha tutje Prokurori.

Të ngjashme