Lajme
Prokuroria nis hetimet për rrahjen në Kuvend
Demokracia
17:16 | 13 Korrik 2023

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, lidhur me rrahjen që ka ndodhur gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim është bërë e ditur se gjithashtu e ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, është theksuar në njoftim.

 

Të ngjashme