Prokuroria Themelore e Ferizajt edhe sot është duke zhvilluar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.
“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.
Ky aksion i sotëm është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës. /Demokracia.com/