Auto&Tech
Programi evropian për testimin e veturave, e vlerëson lartë veturën e re elektrike KIA EV6
Demokracia
18:20 | 25 Maj 2022

Share:

Programi evropian për testimin e veturave të reja publikoi rezultatet e testimit të tretë të sigurisë të veturave për vitin 2022, testim ky i cili e përfshiu edhe veturën e re tërësisht elektrike KIA EV6.

Modeli i veturës së kompanisë nga Koreja Jugore nuk la vend për zhgënjime, dhe siç u prit, u vlerësua lartë, njëjtë sikur edhe vetura Hyundai Ioniq 5, përcjell Telegrafi.

Në kategorinë e asistencës për siguri, KIA EV6 arriti rezultat të lartë, duke u vlerësuar me 87 pikë nga 100 në total, vetëm një më pak se Hyundai, e cila vlerësua me 88 pikë.

Në përgjithësi KIA EV6, mund të konsiderohet si vetura më e sigurt në treg, e nuk është vetëm siguria e veturës që e mundëson këtë.

Gjatësia e rrugës që mund ta përshkojë vetura, performanca e saj dhe mbushja e shpejtë me rrymë, janë disa nga avantazhet e kësaj veture. /Telegrafi/

Të ngjashme