Sport
Progni konfirmon largimin nga Llapi, por nuk tregon arsyet
Demokracia
17:22 | 08 Maj 2023

Share:

Gerhard Progni ka konfirmuar largimin nga klubi i futbollit Llapi. Por, nuk ka treguar arsyet, por sulmuesi i krahut nuk është pjesë e Llapit prej 26 prillit.

Progni iu bashkua me bujë skuadrës së Llapit në qershor të vitit të kaluar.

Por, është larguar ende pa përfunduar edicioni aktual i Superligës së Kosovës në futboll.

Progni më herët në Kosovë ka luajtur për Gjilanin, ekip për të cilin luajti në dy sezone. Madje, në edicionin 2021/22, ai ishte golashënuesi më i mirë i Superligës me 19 gola.

Të ngjashme