Lajme
Procesi i tërheqjes së kryetarëve në veri me peticion, Shefi i BE-së në KQZ
Demokracia
15:19 | 23 Janar 2024

Share:

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka qëndruar për vizitë sot në Komisionin Qendror Zgjedhor, ku edhe ka takuar kryetarin, Kreshnik Radoniqi.

Në takim është biseduar për çështjen e shkarkimit të kryetarëve të komunave në Veri.

Ai e ka përgëzuar Radoniqin për përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të grupeve nismëtare për peticionet dhe ka treguar se është interesuar për hapat e radhës dhe për përgatitjet e brendshme të KQZ-së nëse kalohet pragu i 20%.

“Diskutum procesin e tërheqjes së kryebashkiakëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Ndërsa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare, u interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votën e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20%”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

Të ngjashme