Lajme
“Procesi i rekrutimit të policëve në veri mund të rekrutohet”
Demokracia
10:39 | 17 Janar 2023

Share:

Deri më 26 janar mbetet i hapur konkursi për rekrutimin e policëve në veri të vendit, pas dorëheqjeve të pjesëtarëve serbë nga ky institucion.

Ndonëse nuk dihet se sa persona kanë aplikuar t’i bashkohen Policisë së Kosovës, Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, i tha Ekonomisë Online se komplet procesi i rekrutimit të tyre mund të bojkotohet.

Kjo ngase, sipas tij, presioni i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq përmes Listës Serbe dhe ekstremistëve është i madh ndaj serbëve në këtë pjesë.

Ai thotë që duhet të gjendet një zgjidhje politike edhe sa i përket rikthimit të ish-pjesëtarëve, por jo edhe atyre që vërtetohet se kanë kryer vepra penale.

“Po mendoj që Serbia, gjegjësisht presidenti i vendit fqinj Vuçiq do të bëjë presion dhe trusni me Listën Serbe aplikimit të pjesëtarëve të komitetit serb për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pra në fazën edhe të rekrutimit, po edhe të racionimit, ashtu që mendoj që duhet të gjendet një zgjidhje politike e mundshme, tash nuk po e predikoj atë, por mundësisht edhe shqyrtimi i rikthimit dhe trajnimit të shkurtër edhe ish-policëve, përveç atyre që kanë marrë pjesë, ata që kanë pri dorëheqjen edhe normal që kanë marrë pjesë në akte kriminale edhe terroriste, pra gjatë protestave të serbëve në veriun e Kosovës.

Mendoj që tani kjo është parë dhe ka fillua procesi, por mendoj që prapë zgjidhja duhet të kërkohet diku tjetër. Mendoj që trusnia e regjimit të serbëve në Beograd përmes Listës Serbe, por edhe ekstremistëve serbë, do të jetë në vazhdimësi që të pengohet ky rekrutim, gjegjësisht ky aplikim i pjesëtarëve të komunitetit serb për zyrtarët policorë në Policinë e Kosovës. Mendoj që duhet shpejt të kërkohen alternativa të tjera, me qëllim që të bëhet një zgjidhje politike, realisht në kuptimin e rikthimit.

Po mu për atë them, që edhe ata do të bojkotojnë. Ka të interesuar shumë nga komuniteti serb, ata që nuk janë të implikuar, nuk janë në trysni politike ose nuk janë të indoktrinuar me këtë idenë serbomadhe të them kështu ose ekstremiste, por realisht do të kenë presione të ndryshme deri edhe kërcënime prej Listës Serbe dhe të tjerëve, me qëllim që të pengohen për rekrutim të mundshëm”.

Të ngjashme