ShowBiz
Problemet private dhe grindjet e Kim Kardashian dhe Kanye West do të paraqiten në episodat e fundit të “KUWTK”
Demokracia
11:50 | 20 Janar 2021

Share:

Kim Kardashian ka filmuar problemet e saj të martesës me Kanye West për episodet e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”,raportojnë mediat ndërkombëtare.

Një burim me njohuri të brendshme të serialit që  po mbaron pas më shumë se një dekade,  tha se prishja  e martesës së Kim dhe Kanye do të shfaqet në episodat përfundimtare.

“Kardashians do të përfundojnë serialin me një ‘bombë’ të madhe. Ata e kanë filmuar Kim duke diskutuar problemet e saj të martesës. Por të gjithë të përfshirë janë në një marrëveshje mos zbulimi, sepse episodat finale nuk do të shfaqen deri në fund të vitit 2021”.

Një burim i veçantë tha se Kanye është në rregull me divorcin e tij të ardhshëm. “Ai e kupton që Kim është lodhur me të. Dhe ai është lodhur nga familja e saj, e sidomos nëna e saj, e cila shfaqet në të gjitha vendimet e mëdha që ata merrnin”.

Reprezantuesit për Kim dhe Kanye nuk komentuan./Demokracia.com

Të ngjashme