Lifestyle
Probleme për parfumet Gucci dhe L’Oreal – Rritja e çmimit të gazit shton koston e prodhimit të shisheve
Demokracia
16:21 | 11 Gusht 2022

Share:

Glas është një nga prodhuesit më të mëdhenj të shisheve të qelqit në Gjermani dhe prodhon shishe parfumesh për markat e famshme si Gucci dhe L’Oréal.

Në një kohë që sektori i industrisë po përballet me shumë vështirësi, kriza aktuale e gazit që ka goditur vendin mund të jetë fatale. Në fabrikën bavareze prodhohen pothuajse 70 ton qelq në ditë në temperatura deri në 1600 gradë. Përdoren sasi të mëdha gazi, i cili është kthyer në një burim të rrezikuar dhe gjithnjë e më i shtrenjtë. Rritja e kostove të energjisë po rrit dhe kostot e prodhimit.

Nëse furnizuesit rusë të gazit do të mbyllnin rubinetat, situata do të ishte katastrofike për industrinë që prodhon një milion shishe parfumi në ditë vetëm në Gjermani. Furrat do të mbylleshin dhe dëmi mund të jetë i përhershëm pasi një rifillim i aktivitetit do të kërkonte muaj të tërë.

Ndërtimi i një rezervuari të ri shkrirjeje, nëse është teknikisht i realizueshëm, do të zgjaste të paktën 12 muaj dhe ndoshta 18 muaj ose më shumë. Sipas ekspertëve kjo do të thotë se industria e qelqit në Gjermani ka shumë të ngjarë të zhduket.

Kompania ka investuar në depozita të gazit të lëngshëm, të cilat mund të dërgohen çdo ditë me kamion. Por kjo do të kushtonte tre herë më shumë dhe nuk do të ishte e mjaftueshme. Industria kërkon me këmbëngulje investitorë të rinj dhe ndihmë nga shteti në të kundërt prodhimi do të zhvendoset diku tjetër si për shembull në Indi ose Kinë.

Për 1500 punonjësit e kompanisë në Gjermani, e ardhmja duket e turbullt.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024