Filmi “Pritja” me regji nga Artan Korenica, edhe njëherë i tregon të gjithëve historinë e Ferodnije Çerkezit.
Gjithçka nisi me fotografinë ku shfaqej Ferodnije Çerkezi, e cila u realizua nga fotografi Artan Korenica, pesë vite më parë.
Tani, historia e Ferodnijës do të tregohet edhe në një film, shkruan Demokracia.com.
Me skenar dhe regji nga Artan Korenica filmi i quajtur “Pritja” do të fillojë realizimin së shpejti.
Producent i filmit është Edi Kastrati, ndërsa aktore Arta Muçaj.
Detaje të tjera për filmin nuk janë bërë publike ende. /Demokracia.com/