Lajme
“Prisni një minutë”, Vuçiq refuzon t’u përgjigjet gazetarëve kosovarë
Demokracia
22:08 | 26 Tetor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, menjëherë pas përfundimit të takimit në Bruksel, ka dhënë një konferencë për media, ku ka folur rreth qëndrimit të tij ndaj Kosovës.

Ai ka thënë Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës, e as anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në momentin e mbarimit të fjalimit të tij, gazetarët kosovarë tentuan të pyesin presidentin serb për ngjarjet gjatë takimit por ai ka refuzuar të përgjigjet duke i thënë se “ju duhet të prisni një minutë”.

 

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024