Sport
Prishtinës nuk i bashkohet sulmuesi kryesor, trajneri nuk ka përgjigje pse po ndodh kjo
Demokracia
19:39 | 08 Shkurt 2021

Share:

Prishtina nesër ka një test shumë të vështirë dhe të rëndësishëm pasi ndeshet me Dritën në 1//8 e finales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe pritet të sjellë një lojë shumë të fortë.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani për faqen zyrtare të klubit ka thënë se Kupa është rruga më e sigurt për të dalë në Europë.

Gjithsesi, një telashe e madhe për trajnerin është mungesa e sulmuesit kryesor Oto John i cili nuk po mund t’i bashkohet ekipit, duke mbetur i bllokuar në Nigeri.

 Oto John, i takon udhëheqjes së klubit të flas më shumë për këtë rast i cili na ka befasuar të gjithëve dhe sa kam unë informata, faji nuk është as tek ne, as te John, i cili po përballet me mungesë të dokumentacionit të udhëtimit. Shpresojë sa më shpejtë të vijë dhe do ta rriste edhe më shumë konkurrencën në ekip”, ka thënë  Ramadani.

Ndryshe Prishtina nesër nga ora 13:00 përballet me Dritën. /Demokracia.com

Të ngjashme