Lajme
Prishtinë – Arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht gruan e tij
Demokracia
12:13 | 10 Mars 2021

Share:

Arrestohet një person, pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Prishtinë rreth orës 01:30 pas mesnate ka arrestuar një person, pasi që i njejti kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

PK  njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë, 09.03.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  për shkak se kishte ushtruar dhunë duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton policia./Demokracia/

Të ngjashme