Sport
Prishtina triumfon në miqësore kundër Trepçës ’89, debuton me gol transferimi i ri
Demokracia
17:12 | 11 Janar 2023

Share:

FC Prishtina e ka nisur vitin e ri 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0.

Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra kryeqytetase shkëlqeu me gola të bukur.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të.

Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.

Prishtina në pjesën e dytë shënoi dhe një gol me anë të Arlind Dobroshevcit në minutën e 73-të.

Kjo është miqësorja e fundit e Prishtinës para udhëtimit në Turqi më 14 janar ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për dy javë./Demokracia.com/

Të ngjashme