Sport
Prishtina në gjysmëfinale të Kupës, mposhtë Kastriotin në Ferizaj
Demokracia
22:12 | 24 Mars 2022

Share:

Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Prishtina të enjten e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 32:30.

Pas fillimisht të barabartë, Prishtina nisi shkëputjen dhe pas 30 minutave rezultati ishte 17:11. Edhe në pjesën e dytë epërsia e Prishtinës kryesisht ishte e lartë, pwrcjell Demokracia.com.

Por vendaset ia dolën të afrohen në dy gola, 30:28. Më pas Prishtina shënoi për 32:28, kurse fare në fund Kastrioti shënoi edhe dy gola të tjerë për rezultatin final, 32:30.

Shkurte Mehmeti e Ivana Bojoviq shënuan nga 9 gola për Prishtinën. Melike Ipçi shtoi 8 gola.

Ermira Salihu u shqua me efikasitet te Kastrioti. I shënoi 10 gola. Kosovare Stagova realizoi 5 gola./Demokracia.com/

Të ngjashme