Lajme
Prishtina bëhet me 1400 kontejnerë të rinj bërlloku
Demokracia
20:11 | 26 Nëntor 2022

Share:

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka marrë vendim që kontejnerët e vjetër që gjenden në kryeqytet, t’i zëvendësojë me një model tjetër.

Thonë se do t’i vendosin 1400 kontejnerë të rinj.

Banorët e kryeqytetit po e mirëpresin një vendim të tillë, derisa shpresojnë që ky projekt i Komunës të zbatohet sa më parë në terren, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Ndërsa disa prej tyre po kërkojnë që të ketë edhe vend për kontejnerët se ku të vendosen.

Gent Sejdiu, i cili është projekt-menaxher në projektin e menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prishtinë, ka treguar se kah fundi i këtij viti pritet të fillojë vendosja e kontejnerëve të mbeturinave nëpër lagjet e kryeqytetit.

 

Të ngjashme