Sport
Prishtina barazon në miqësoren e radhës kundër ekipit bullgar
Demokracia
15:57 | 22 Janar 2023

Share:

Prishtina ka vazhduar me ndeshje miqësore në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi ka barazuar 0:0 ndaj skuadrës bullgare Krumovgrad, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja mes Prishtinës dhe ekipi bullgar nisi nga ora 13:30 sipas orës lokale në Kosovë, ndërsa u zhvillua në fushën “Fanatic Lara” në Antalia.

Formacioni startues i Prishtinës në këtë miqësore:(4-3-3): Ardit Nika – Ramiz Bytyqi, Egzon Belica, Muhamed Useini, Gledi Mici /c/ – Kushtrim Gashi, Mergim Pefqeli, Endrit Krasniqi – Mendurim Hoti, Shefit Shefiti, Leotrim Kryeziu./Demokracia.com/

Të ngjashme