ShowBiz
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre
Demokracia
08:24 | 24 Prill 2024

Share:

Kate Middleton dhe Princi William kanë shpërndarë një fotografi të djalit të tyre Princit Louis për t’ia uruar ditëlindjen e gjashtë.

Këtë fotografi, princi dhe princesha e Uellsit e kanë shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale duke uruar gjithashtu edhe ditëlindjen e tij.

“Urime ditëlindjen e 6-të, Princi Louis! Faleminderit të gjithëve sot për urimet”, kanë shkruar bashkangjitur një fotografie të djalit të tyre ku pozonte i vetëm në një batanije pikniku.

 

Fotografia e princit të vogël është shkrepur nga vetë nëna e tij, Kate Middleton.

Princesha e Uellsit, tronditi botën kur në muajin mars kur u detyrua të dilte me një video-mesazh për të treguar se ishte diagnostikuar me kancer dhe se iu është nënshtruar kimioterapisë parandaluese.

Me aq sa është kuptuar, familja mbretërore do të bëjë një festë private për ditëlindjen e Princit Louis.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024