ShowBiz
Princ Harry tregon për jetën e tij në Kaliforni dhe çka mendon për serialin “The Crown”
Demokracia
14:57 | 26 Shkurt 2021

Share:

Duka i Sussex ka treguar shumë gjëra për jetën e tij në Kaliforni, me Meghan dhe djalin e tyre Archie, përmes një interviste me James Corden, teksa udhëtonte në rrugët e Los Angeles në një autobus të hapur.

Duke pasur parasysh karakterin e intervistave të James Corden të cilat zakonisht janë shumë argëtuese, edhe intervista me Harryn ishte joformale, shkruan Demokracia.com.

Ai foli për shumë gjëra përfshirë, lidhjen e tij me Meghan, për vendimin për t’u shpërngulur nga pallati, në Kaliforni si dhe për serialin e Netflix “The Crown”.

I pyetur se kur dhe si e kuptoi që Meghan ishte e duhura ai tha se e kuptoi këtë qysh në takimin e tyre të dytë sepse ndjeheshin shumë rehat nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Ata vendosën të largoheshin nga Anglia, thuajse para një viti, duke lënë anash punët mbretërore, por Harry tha se jeta e tij gjithmonë do të ishte në shërbim të popullit, sepse së bashku me Meghan dëshirojnë të bëjnë njerëzit të lumtur dhe të ndryshojnë botën.

Edhe pse ata janë larguar nga familja mbretërore, lidhjet e tyre familjare nuk janë shkëputur. Mbretëresha për Krishtlindje i kishte dhuruar djalit të tyre Archie, një makinë për pjekjen e ‘waffle’ pasi që ai vetë e kishte kërkuar dhe gjithmonë në mëngjes kërkon të hajë waffle.

“Tani për mëngjes Meg gjithmonë bën një përzierje të shëndetshme organike dhe e pjek atë në makinën për waffle… Ai e dashuron atë”, tha Harry.

Princ Harry gjithashtu tregoi se fjala e parë e djalit të tij nuk ishte as mami ose babi, por krokodil.

Nëse gjithmonë keni pyetur veten se si është një ditë e zakonshme për Dukën dhe Dukeshën, ajo është normale si e gjithë të tjerëve. Kryejnë punët e përditshme dhe në mbrëmje shtrihen dhe shikojnë filma.

Harry foli edhe për serialin e Netflix “The Crown”, që shtjellon jetën mbretërore dhe përfshin periudhën e prindërve të Harry, princit Charles dhe princeshës Diana.

Ai tha se nuk ka asnjë problem me serialin pasi gjithçka është fiktive, si dhe i duket si diçka shumë e mirë për t’iu treguar të tjerëve vështirësitë e jetës mbretërore.

Ai nuk foli në lidhje me shtatëzaninë e dytë të Meghan dhe shëndetin e Dukës së Edinburg-ut, por besojmë që do t’i prek këto tema në intervistën me Oprah Winfrey që do të transmetohet më 7 mars.

Më poshtë mund të shikoni intervistën e plotë /Demokracia.com/

Të ngjashme