ShowBiz
Princ Harry dhe Meghan Markle sërish në qendër të vëmendjes
Demokracia
20:07 | 27 Prill 2021

Share:

Princi Harry dhe Meghan Markle do të kthehen në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në një koncert lidhur me ndërgjegjësimin për marrjen e vaksinës kundër Covid-19.

Në këtë koncert do të marrin pjesë edhe Jennifer Lopez dhe Selena Gomez.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it bënë paraqitjen e tyre të fundit zyrtare gjatë intervistës me Oprah Winfrey në Mars.

Sidoqoftë, tashmë është konfirmuar se do të paraqiten në Global Citizen’s Vax Live: Koncerti për të ribashkuar botën i cili do të mbahet më 8 maj.

Në një deklaratë në faqen e tyre të internetit, Meghan dhe Harry thanë: “Gjatë vitit të kaluar, bota jonë ka përjetuar dhimbje, humbje dhe luftë – së bashku. Tani duhet të shërohemi së bashku”.

Koncerti për të Ribashkuar Botën po feston shpresën që vaksinat kundër COVID – 19 po u ofrojnë familjeve dhe komuniteteve në të gjithë botën dhe prezantuese do të jetë Selena Gomez. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme