ShowBiz
Pretendohet të jetë e dashura sekrete e Putinit – kush është Ekaterina Mizulina dhe çfarë dihet për lidhjen e tyre romantike?
Demokracia
18:45 | 21 Shkurt 2024

Share:

Ekaterina Mizulina po flitet të jetë e dashura e re e presidentit rus Vladimir Putin, një historiane arti e shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar, e përshkruar nga mediet si një grua “bjonde, me një bukuri si kukulla Barbie”.  

Sipas një raporti të New York Post, thuhej se Putini ka një lidhje romantike me Muzlina-n e cila është 32 vjet më e re se presidenti rus.

Mizulina raportohet se kryeson Ligën e Internetit të Sigurt të fuqishëm, të mbështetur nga Kremlini dhe është quajtur si “kujdestarja e moralit” dhe “shtytësja e censurës” së Putinit.

Foto: Ekaterina Mizulina / New York Post

“Katya Mizulina është plotësisht në shijen e Putinit”, u citua të ketë thënë aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Olga Romanova nga Channel 24 i Ukrainës.

Për presidentin rus, me vite është përfolur se ka pasur një lidhje me tanimë ish-gjimnazten 40-vjeçare, Alina Kabaeva, dhe dyshja besohet se kanë dy ose tre fëmijë së bashku.

Foto: Presidenti rus Vladirmi Putin dhe Alina Kabaeva/ People

Putin divorcoi gruan e tij Lyudmila-n, 30 vjet më parë, gjegjësisht në vitin 2014.  

Foto: Ekaterina Mizulina / New York Post

Të ngjashme