ShowBiz
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë
Demokracia
10:41 | 03 Maj 2024

Share:

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Gjatë emisionit “Big Love”, ku banorët panë puntatën e parë të veçantë, u prekën thellësisht nga momentet që u shfaqën përpara tyre.

Emocionet ishin të larta, dhe lotët nuk munguan, por Jul Deda ishte ai që u prek më së shumti nga të gjithë. Kur në ekranin LED shfaqet një klip, në të cilin përmendte edhe të atin e tij të ndjerë, Zef Deda, emocionet e Junit u përforcuan në mënyrë të ndjeshme.

Në momentin kur u shfaq pamja e tij me babain, Juli u trondit në thellësi të shpirtit. Ai u pa me duart në sy duke fshirë lotët, ndërsa buzët e tij që dridheshin vërtetonin mungesën e thellë dhe dhimbjen e tij të madhe për humbjen e të atit.

Gjatë një klipi të prekshëm, Juli u dëgjua duke shprehur veten me nostalgji: “Nëse babai im do të ishte gjallë sot, ai sigurisht do të më kishte mbështetur me të dyja duart.” Ai tregoi se kishte pasur një bisedë të rëndësishme me babanë e tij para se ky i fundit të largohej nga jeta, “Në qoftë se ndodh që të futesh mos e tradhto Julin”, i kishte thënë babai, dhe këto fjalë e ndihmuan Julin të forcojë vendosmërinë e tij për të qëndruar i fortë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Një pjesë e madhe e meje po përpiqet të zbatojë porosinë e tij dhe ju premtoj se do të mundohem të qesh”, tha Jul Deda, duke pohuar se dëshira e babait të tij do të ishte për ta parë atë të lumtur. 

 

Të ngjashme