Lajme
Presioni i madh për “Zajednicën”, Kurti pyet pse nuk ua mundëson Serbia minoriteteve të krijojnë asociacione atje
Demokracia
10:14 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një seri reagimesh në rrjetet sociale pas presionit ndërkombëtar për themelimin e atë që dikur LVV në opozitë e quante “Zajednicë” – Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kurti në ‘Facebook’-un e tij ka radhitur minoritetet që jetojnë në Serbi, ndërsa ka pyetur se pse shteti serb nuk po ua mundëson themelimin e një Asociacioni, siç e quajti ai, një-etnik edhe minoriteteve atje, shkruan Demokracia.com.

“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”, shkruan ai.

“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, përfundon ai.

Së fundmi, shefi i Qeverisë ka radhitur disa statistika që tregonin se si serbët në Kosovë favorizoheshin ekonomikisht më shumë sesa shqiptarët.

“Dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (në tërësi) për kokë banori, si dhe 89% më shumë shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare”, shkruante ai në ‘Twitter’.

I njëjti, në atë postim, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta mbajë përgjegjës Qeverinë e Serbisë për instrumentalizimin e serbëve nga kriminelët e vendosur në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duke vënë theksin në Milan Radojiçiqin dhe Zvonko Veselinoviq. /Demokracia.com/

Të ngjashme