Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian: Është interes strategjik që Ukraina të integrohet në union
Demokracia
16:57 | 02 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka thënë të enjten se është në interesin e BE-së që Ukraina të anëtarësohet në union.

Përveç interes strategjik, von der Layen integrimin e Ukrainës në BE e ka cilësuar edhe si “detyrë morale”.

Këto komente ajo i bëri gjatë një konference ndërkombëtare që po mbahet në Slloveni – pjesë e ngjarjes është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të gjitha shetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mbështetje Ukrainës në betejën kundër agresionit rus, raporton Euronws.

Së fundmi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kanë nevojë për më shumë mbështetje ushtarake.

Tashmë 20 për qind e territorit ukrainas është pushtuar.

E Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u zotuan të mërkurën se do ta furnizojnë Ukrainën me armatim të avancuar.

Të ngjashme