Lajme
Presidenti i ri malazez zhgënjen Vuçiqin, vizitën e parë do të bëjë në Bruksel, jo në Beograd
Demokracia
09:08 | 05 Prill 2023

Share:

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një intervistë thotë se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij dhe se është i sigurt se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët. Ai gjithashtu tregon se destinacioni i parë që do të vizitojë pas marrjes së detyrës do të jetë Brukseli, e jo Beogradi siç dëshironte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në rajon, Milatoviq thotë: “A ka diçka më normale se ne në vendet e Ballkanit Perëndimor të kemi marrëdhënie sa më të mira”. Ai beson se ka pasur mjaft konflikte dhe se e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor është “ajo që na pret të gjithëve”, ka thënë ai për Tanjug

Vuçiq, pas fitores së Milatoviqit të dielën, tha se dëshiron që vizitën e parë si presidenti i ri i Malit të Zi ta bëjë në Serbi.

Milatoviq thotë se Malit të Zi i duhet një qeveri stabile.

“Të dielën, ne patëm një ditë historikisht të rëndësishme për Malin e Zi, më në fund zëvendësuam simbolin e një regjimi të mëparshëm që sundoi Malin e Zi për tridhjetë vitet e mëparshme dhe hapi derën për një epokë të re të zhvillimit demokratik dhe ekonomik në vend,” tha Milatoviq.

Sfidat janë të mëdha dhe, siç tha ai, vendi duhet të pajtohet.

“Sapo thash të dielën në mbrëmje se kjo është një fitore e një Mali të Zi të pajtimit, sepse zoti Gjukanoviq e ka ndarë shumë Malin e Zi, ai pa nevojë e ndau dhe vendosi pikërisht mbi ato ndarje për kaq shumë kohë. Prandaj është prioriteti numër një në brendësi. kuptimi i politikës sonë është pajtimi”, ka theksuar Milatoviq.

Prioritet në politikën e jashtme janë integrimet evropiane, tha Milatoviq dhe vlerësoi se në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, së bashku me Qeverinë e Malit të Zi, e cila përfundimisht duhet të jetë politikisht stabile pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, do të arrihet stabilitet shtesë, i cili do të të nevojshme për hyrjen e Malit të Zi në BE.

“Dhe pastaj le të vazhdojmë të gjitha ato reforma që kemi filluar diku, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Milatoviq.

Të ngjashme