Lajme
Presidenti i Malit të Zi mbyll konsultimet, shqiptarët pro qeverisë, por duan ministër
Demokracia
22:46 | 09 Gusht 2023

Share:

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq i mbylli sot negociatat me partitë politike për sa i përket formimit të qeverisë dhe mandatarin për postimin e kryeministrit të ri.

Zyra e Presidencës bëri të ditur se në selinë presidenciale në Cetinjë, Milatoviq sa janë zhvilluar konsultime me 18 parti politike. Sot pati një konsultim me përfaqësues të partive politike shqiptare, Nik Gjeloshaj, Ferhat Dinosha dhe Ivan Ivanaj.

Forumi shqiptar ka qenë pro qeverisë që do të krijohet, duke theksuar se do të mbështesë atë ekzekutiv që ndjek rrugën e intgerimit të Malit të Zi në BE.

“Ne mendojmë se mund të marrim një përfaqësues që do ta udhëheqë vendin sipas vlerave evropiane. Ne e mbështesim Milojko Spajiçin për mandatin dhe kushdo që ka një qëndrim të qartë si presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, është partner për ne. Ne i respektojmë të gjithë, por është e qartë se askush nuk ka shumicë absolute. Parimet programore janë shumë të rëndësishme për ne. Kushdo që mund të ketë një qëndrim të qartë si Milatoviç është partner për ne”, tha sot kryetari i Forumit Shqiptar Nik Gjeljoshaj pas konsultimeve në Cetinje.

Presidenti ka biseduar të hënën edhe me përfaqësuesit e Aleancës Shqiptare të udhëhequr nga Genci Nimanbegu, pastaj me përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe liderin e tyre Mehmed Zenka.

Milatoviç është takuar me përfaqësuesit e Malit të Zi të Bashkuar.

Kryetari i asaj partie, Goran Daniloviç, tha se Spajiç e ka mbështetjen e tyre për mandatin, por se përkrahja për qeverinë do të varet nga përbërja e saj, ministrat, politika. Partia e presidentit, Evropa Tani fitoi zgjedhje e fundit parlamentare. Ata janë të hapur për koalicion duke përjashtuar partinë Lëvizja Ura e kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviç dhe sinjale kanë lëshuar për mos bërë koalicion me partinë nacionaliste të serbëve. Për formimin e qeverisë Spajiç është në kërkim të mazhoranca solide prej 49 deputetësh, të cilën nuk e zotëron i vetëm

Të ngjashme