Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian thotë se Rusia duhet të pezullohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Demokracia
22:45 | 23 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten për lejimin e Rusisë që të vazhdojë të marrë pjesë pavarësisht pushtimit të Ukrainës.

“Kur një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara fillon një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikueshme, një luftë e dënuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pezullimi i tij nga Këshilli i Sigurimit duhet të jetë automatik”, tha Michel gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai kashtuar se Kremlini po përpiqet të “mobilizojë të gjithë botën kundër një armiku imagjinar”, raporton CNN.

“Ne jemi këtu në Kombet e Bashkuara, shtëpia që bashkon njerëzit e botës. Dhe ne të gjithë e dimë se një sistem shumëpalësh i fuqishëm kërkon besim të ndërsjellë. Përdorimi i vetos duhet të jetë përjashtim, por po bëhet rregull”, tha ai.

Michel kërkoi reforma, të cilat ai tha se janë “të nevojshme dhe urgjente”.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pohuar sot se po përgatitet terreni që Rusia të përjashtohet nga OKB-ja dhe se kjo do të jetë katastrofë për Serbinë shkaku i Kosovës.

Të ngjashme