ShowBiz
Pranoi problemet me depresionin, e dashura i del në mbështetje Bleros: Jam shumë krenare, është krejtësisht normale
Demokracia
15:17 | 12 Dhjetor 2023

Share:

Blero Muharremi ditën e djeshme (e hënë) ka bërë një rrëfim prekës në Big Brother VIP Kosova 2.

Artisti i njohur ka folur për jetën e tij, fëmijërinë si dhe për karrierën e gjatë muzikore.

Mes tjerash, këngëtari tregoi se para tri viteve ka qenë në një depresion dhe për këtë u trajtua jashtë vendit.

Foto: Screenshot/Instagram

Përkrahje për këtë mori nga shumë personazhe publike e një reagim e bëri edhe partnerja e tij e re.

Ajo tha se e mbështet Bleron dhe se është shumë krenare me të, duke e falënderuar për atë që ndau me publikun.

“Jam shumë krenare për ty, faleminderit që i tregove të gjithëve se kjo është krejtësisht normale”, u shpreh ajo.

E njëjta shtoi: “Nëse nuk ndihemi mirë, duhet të kërkojmë ndihmë. Të dua jetë”.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024
ShowBiz • 29 Prill 2024