ShowBiz
Postimet e çuditshme të Fjolla Morinës për Vis Martinajn, del me emra: Unë e di kush e zhduku
Demokracia
12:17 | 30 Qershor 2023

Share:

Një postim i këngëtares Fjolla Morina ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj prej të cilit nuk ka asnjë gjurmë prej rreth një viti.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale Morina pretendon se është në dijeni se cili është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt.

Në një postim tjetër me një foto nga një videoklip muzikor i saj, shkruan se në dorë mban një orë të Ervis Martinajt.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua dhe fëmijën tim çfarë duan të bëjnë”, shprehet këngëtarja.

Të ngjashme