Sport
Portieri i ekipit italian pësoi lëndim “horror”, e humbi Botërorin
Demokracia
14:03 | 14 Nëntor 2022

Share:

Portieri i Spezias dhe i kombëtares polake të futbollit, Bartlomiej Dragowski, ka pësoi një dëmtim të tmerrshëm në këmbë në ndeshjen e djeshme kundër Veronës dhe për fat të keq është hequr nga lista e kombëtares për Botërorin e Katarit.

Portieri 25 vjeçar u dëmtua pas një përplasje me sulmuesin kundërshtar Lasagna dhe ndonëse ishte më i shpejtë në duel dhe kapi i pari topin, kundërshtari nuk mundi të shmangë këmbën e shtrirë dhe një kombinim rrethanash fatkeqe çuan në thyerjen e këmbës së tij.

Lojtarët kur u afruan dhe panë këmbën e portierit polak vendosën duart në kokë të tmerruar nga dëmtimi i rëndë.

Të ngjashme