Sport
Portieri i Arsenalit u tregua spektakolar ndaj Tottenham, a ishte kjo pritja më e mirë e sezonit?
Demokracia
17:13 | 27 Shtator 2021

Share:

Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale regjistroi një paraqitje mbresëlënëse në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham Hotspur.

“Topçinjtë” fituan 3-1 në stadiumin “Emirates” kundër rivalëve të urryer londinez, Tottenham Hotspur, shkruan Demokracia.com.

“Gardiani” 23-vjeçar në fund të ndeshjes, gjegjësisht në minutën e dytë të shtesës bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Për goditjen e fuqishme të Lucas Mouras, portieri vendas u desh të “fluturonte” në mënyrë që t’ia mohonte një gol të bukur atij.

Kjo pritje e tij po konsiderohet në rrjetet sociale si pritja “më e mirë e sezonit”.


Më poshtë mund ta shikoni videon. /Demokracia.com

Të ngjashme