Më 1 janar u liberalizuan vizat për qytetarët e Kosovës. Mbi 110 mijë qytetarë e shfrytëzuan vetëm aeroportin e Prishtinës për të udhëtuar jashtë vendit në 10 ditët e para të janarit.
Por, edhe para liberalizimit të vizave kishte emigrim të qytetarëve, shkruan Demokracia.com.
Disa për turizëm e disa për punë e kushte më të mira po largohen nga vendi.
Vetëm gjatë vitit 2023, rreth 100 policë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023, rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës. Ai ka theksuar se shumica e tyre janë me një përvojë mbi 10-vjet.
Duke theksuar se shumica e të dorëhequrve janë me përvojë mbi 10-vjeçare, Zeqiri ka shtuar se dorëheqja po bëhet për shkak të kushteve jo të mira.
Qeveria Kurti që erdhi si “Qeveri e Shpresës”, i diskriminoi me rritje të pagave dhe me pagesën për shtesat e rrezikshmërisë. Kjo detyroi që Njësia Speciale Intervenuese së bashku me Sindikatën e Policisë të dalin në protestë para objektit të Qeverisë Kurti, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
LEXO MË SHUMË:
NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë, dalin me 14 kërkesa për Qeverinë
Por, nuk janë veç policët që janë të dëshpëruar me politikat e Qeverisë Kurti.
Punëtorët e arsimit janë po ashtu të dëshpëruar, sidomos pas sulmeve që iu bënë nga Qeveria dhe deputetët e VV-së gjatë kohës kur ishin në grevë. Po ashtu, ata janë shprehur të dëshpëruar edhe me rritjen e vogël me Ligjin e ri të Pagave.
Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka theksuar se numri i mësimdhënësve që kanë kërkuar pushim pa pagesë është rreth 300.
“Duket se edhe sektorin tonë e ka prekur liberalizimi. Pasi që mediat vitin e kaluar e kishin prekur si temë, ne i angazhuam kryetarët që kemi në nivele komunale, të shohin pak nga afër dhe të na mundësojnë që të kemi shifra qoftë dhe jozyrtare, sepse shifrat zyrtare i kanë drejtoritë arsimore, ngase kolegët e mi për pushimin 1-vjet pa pagesë i drejtohen drejtorive arsimore. Ata janë punëdhënësit e tyre dhe ne na doli një numër që nuk mundet të jetë krejt i saktë, sepse nuk është zyrtar”, ka thënë kryesindikalisti Rrahman Jasharaj.
LEXO MË SHUMË:
Jasharaj: 300 mësimdhënës morën pushim pa pagesë, po rrezikohet sektori i arsimit
Ajo gjithashtu tha se shpreson që Qeveria të bëjë një rishikim të Ligjit për Paga.
Gori tha se me ligjin e ri, infermierëve u janë ndaluar edhe shtesat për shujta dhe sipas saj, kjo çdo ditë po shton pakënaqësi te ta.
LEXO MË SHUMË:
Mbi 700 infermierë u larguan nga Kosova gjatë vitit 2023.
Kryetarja e Odës së Infermierëve ka thënë se gjatë vitit 2023, Oda ka lëshuar 713 licenca për infermierë, certifikata, që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.
Përveç infermierëve, nga Kosova është raportuar edhe për largime të mjekëve.
Me liberalizimin e vizave pritet të ketë krizë në tregun e punës në Kosovës.
Shkaqet kryesore janë pagat e vogla, rritja e çmimeve dhe inflacioni i lartë./Demokracia.com/
LEXO MË SHUMË:
Liberalizimi i vizave: A do të ketë krizë pas 1 janarit në tregun e punës në Kosovë?