Lajme
Politika anti-Kosovë | Albin Kurti nuk tërhiqet, vazhdon ta mbështes opozitën në Maqedoni që bashkëpunon me kundërshtarin e Pavarësisë së Kosovës, Dimitar Apasievin
Demokracia
13:46 | 12 Prill 2024

Share:

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk po i bënë aspak përshtypje që partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe kandidati i tyre për president, Arben Taravari, bashkëpunojnë me partinë maqedone “E Majta / Levica” me kryetar Dimitar Apasiev.

Ky bashkëpunim do të ishte krejtësisht normal dhe i pa të meta, nëse Apasiev do të mbante qëndrim respektues ndaj Republikës dhe institucioneve të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Lexo më shumë:

Kurti mbështet koalicionin ku pjesëmarrëse është partia që synon tërheqjen e njohjes së Kosovës

“Sapo ta marrim pushtetin, do ta çnjohim Kosovën…” | Opozita e Kurtit në Maqedoni në foto me kundërshtarin e Kosovës, Dimitar Apasiev “Levica”

Por, përkundrazi, Apasiev, që mbante qëndrime edhe kundër arritjes së Maqedonisë së Veriut duke u bërë anëtare e NATO-s, ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, një nga vendimet e tij të para do të jetë edhe “çnjohja e Republikës së Kosovës”.

“Levica”… angazhohet ta shfuqizojë edhe njohjen e Kosovës sapo ta marrë pushtetin. Nuk guxojmë të lejojmë që Maqedonia të shndërrohet Palestinë e Ballkanit”, thuhej në komunikatën e partisë së Apasievit më 17 shtator 2021, si një reagim pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht këtij qëndrimi të ashpër apo edhe qëndrimeve të tjera kundër vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke i paraqitur ato si vendime që “shtypin” popullin serb, kryeministri Albin Kurti po vazhon t’i jap mbështetje të fuqishme opozitës shqiptare që bashkëpunon me kundërshtarin e Pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtarin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Apasievin.

Lëvizja Vetëvendosje është bërë pjesë e garës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, duke kandiduar këshilltarin e kryeministrit Kurti, Bekim Qokun, si kandidat për deputet në listën e koalicionit të partive opozitare shqiptare “Lëvizja Evropian për Ndryshim” (LEN), që përbëhet nga “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit, “Alternativa” e Afrim Gashit dhe një pjesë e “Aleancës për Shqiptarët” që me kandidatin për president, Arben Taravarin, u shkëput nga partia e Ziadin Selës.

Kryeministri Kurti ka mbështetur këto parti opozitare atje edhe në momente historike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar përçarje të thellë kombëtare.

Deputetët e partive opozitare shqiptare, me mbështetjen e Kurtit, janë pozicionuar kundër votimit të Kryeministrit të Parë Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferit, i cili u votua nga Kuvendi i Maqedonisë më 28 janar 2024. /Demokracia.com/

Lexo më shumë për këtë temë:

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni | Albin Kurti del kundër arritjes historike, në momente kritike bëhet bashkë me disa partiçka kundër BDI-së së Ali Ahmetit

E turpshme | Opozita shqiptare në Maqedoni që mbështetet nga Kurti nuk do të votojnë kryeministrin e parë shqiptar

Përveç Kurtit, edhe partia maqedonase VMRO-DPMNE mbështet opozitën shqiptare për ta dobësuar BDI-në

Të ngjashme