Lajme
E turpshme | Opozita shqiptare në Maqedoni që mbështetet nga Kurti nuk do të votojnë kryeministrin e parë shqiptar
Demokracia
11:02 | 28 Janar 2024

Share:

Deputetët e tri partive opozitare shqiptare nga Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit, nuk do të votojnë për Talat Xhaferin si kryeministër i parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gazetarët shqiptarë nga Shkupi u kanë thënë mediave nga Kosova se ky është vendim përfundimtar dhe sipas tyre ky bojkot po vjen për shkak të mosemërimit të një anëtari të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, shkruan Demokracia.com.

Shije e keqe nga kjo ditë historike mbetet bojkotimi i seancës nga deputetët shqiptarë të tri partive opozitare, që mbështeten publikisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Këshilltari i këtij të fundit, Bekim Qoku, do të jetë kandidat për deputet në koalicionin Lëvizja Evropiane për Ndryshim, që përbëhet nga “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit. /Demokracia.com/

Një kryeministër qesharak | Albin Kurtin e nxjerr në rrenë këshilltari i tij, Bekim Qoku: VV-ja merr pjesë përmes meje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut (Video)

Të ngjashme