Lajme
Kurti mbështet koalicionin ku pjesëmarrëse është partia që synon tërheqjen e njohjes së Kosovës
Demokracia
23:25 | 11 Prill 2024

Share:

Vijon të marrë vëmendje në Kosovë çështja e zgjedhjeve në vendin fqinj, Maqedoninë Veriore.

Padyshim se në këtë vëmendje ka ndikuar edhe pjesëmarrja e VV-së, përkatësisht mbështetja e kryeministrit Kurti për koalicionin VLEN, me V-në e parë që i atribuohet Vetëvendosjes, përcjell Paparaci.

Partia që udhëheqë aktualisht në vendin tonë do të marrë pjesë me tre kandidatë për deputetë në tri zona të ndryshme zgjedhore.

Por, duhet thënë gjithsesi që pjesë e kësaj listeje të përbashkët që kandidat për president ka Arben Taravarin, brenda ka anëtarësinë e Levicas, ose përkthyer në shqip: së majtës!

Pra, kjo parti e të majtëve në Maqedoninë Veriore që drejtohet nga Dimitar Apasiev, kanë heqjen e njohjes për Republikën e Kosovës dhe anulimin e gjuhës shqipe.

Jo vetëm kaq, ata synojnë që të shfuqizojnë edhe marrëveshjen e Ohrit dhe largimin nga NATO.

Të ngjashme