Lajme
Policia zë një grup sirianësh në Skënderaj, lëviznin ilegalisht
Demokracia
22:20 | 13 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka zënë një grup sirianësh të cilët lëviznin ilegalisht në Skenderaj.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në orët mbrëmjes Policia në Skenderaj ka ndaluar disa shtetas të huaj, me procedura të mëtejme po vazhdon njësia për migrim!”, tha ai.

Ndërsa në mediat lokale u raportua se numri i tyre ka qenë rreth 40, ku dy prej tyre u raportua se kanë marrë trajtim mjekësor./Demokracia.com

Të ngjashme