Lajme
Policia u dërgua për “miellin” mbi Muratin dhe nisën hetimet, ndërsa për Jasharajn rri duarkryq
Demokracia
14:29 | 05 Shtator 2022

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, më 3 shtator ishte sulmuar me miell nga aktivistët e PSD-së. Pas këtij aksioni, policia menjëherë i nisi hetimet, duke e rrethuar tërë vendin.

Në të kaluarën për Albin Kurtin dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, sulmet ndaj zyrtarëve shtetërorë ishin të zakonshme. Madje, vetë ministri aktual i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në disa protesta është parë duke i gjuajtur me gurë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Tani Sveçla me të marrë detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës po e përdorë në shërbim të tij dhe qeveritarëve, shkruan Demokracia.com.

Më 3 shtator, ministri Hekuran Murati u përmiell nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate.

LEXO EDHE: 

Aktivistët e PSD e gjuajnë me miell ministrin Hekuran Murati

E pas këtij aksioni të aktivistëve të PSD-së, Policia e Kosovës kishte rrethuar tërë vendin e ngjarjes, e madje në raportin e tyre thuhej se edhe kanë nisur hetimet.

“Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhej në njoftimin e Policisë.

LEXO EDHE: 

Policia rrethon vendin ku u gjuajt me miell ministri Murati

Por, gjatë ditës së sotme (5 shtator), kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë kohës sa ishte në takim me mësimdhënësit në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ishte tentuar të sulmohej nga një person.

Por, për këtë rast, Policia e Kosovës nuk ka iniciuar asnjë rast.

“Rreth orës 11:30 policia ka pranuar informatën. Pas trajtimit të rrethanave të ngjarjes gjithçka ka mbetur në suazat e mosmarrëveshjes”, ka thënë për Demokracia.com, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Jasharaj pas tentim-sulmit që iu bë në këtë shkollë, deklaroi për Demokracia.com se mësimdhënësit janë të pasigurt në ambientet e punës.

“Mirëpo nga pakujdesia eventuale e shkollës dhe mua po më dhimbsen kolegët e mi se që punojnë gjithë vitin në shkollë, ky moment tregon se sa janë të sigurta shkollat. Pra, në shkollë mund të hyjë kush të dojë, e unë prapë ndoshta e kam lënduar ndonjë individ me deklaratë, mirëpo mësimdhënësit tonë janë gjithmonë në një mundësi të tillë, që ndonjë prind i inatosur për ndonjë 2-sh apo 3-sh të vijë në shkollë dhe t’i sulmojë apo edhe nga një nxënës”, ka deklaruar Jasharaj për Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Rrahman Jarashaj flet pasi u sulmua nga një prind: Kjo tregon se sa të sigurtë janë mësimdhënësit

Jasharaj në këtë takim u përball edhe më sulm verbal, ku një anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Refiqe Hamiti, në cilësinë e mësimdhënëses i kishte kërkuar në mënyrë të ashpër atij që ta ndërpresë grevën, duke e quajtur njeri “jo normal”. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Nuk është veç militante, mësuesja që e kundërshtoi sot Jasharjan pjesë e strukturave të VV-së

Të ngjashme