Lajme
Nuk është veç militante, mësuesja që e kundërshtoi sot Jasharjan pjesë e strukturave të VV-së
Demokracia
14:18 | 05 Shtator 2022

Share:

Refiqe Hamiti ishte njëra nga dy mësimdhënëset e shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet, e cila kërkoi që të ndalet greva. Ajo sot e mbajti një fjalim para kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilit i kërkoi “të bëhet patriot”.

“Të lutem, i nderuari kryetar i sindikatës, mbrona sot identitetin dhe kthena në mësim sepse jemi duke humbë shumë. Jemi duke e humbur njerëzoren”, tha ajo ndër tjerash, drejtuar Jasharajt, të cilit i tha parapakrakisht “hiç nuk të kam qef”.

Por, përvec postimeve ku  glorifikon Albin Kurtin si burrështetas, Hamiti është edhe pjesë e strukturave të Vetëvendosjes.

Kjo dëshmohet nga një postim i VV’së në Mati 1 kur kjo parti kishte zgjedhur kryesinë e re në atë pikë. Hamiti shihet duke votuar.

“Në javën e Lëvizjes, ditën e Qendrave, pika Mati l, zgjodhi kryesinë e re të pikës.Të Pranishmëve, delegatëve të këshillit të pikës, me nga një fjalë ju drejtuan Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, dhe Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Arben Vitia. Ata përgëzuan anëtarët për organizimin duke uruar që kryesia e re të jetë edhe më e shtrirë dhe e vëmendshme në ngritjen e problemeve të kësaj lagjeje që çdo ditë po rritet” thuhet në njoftim.

Mësimdhënësja militante, Kurtin e konsideron burrështetas, për Jasharajn thotë se “s’është normal”

Të ngjashme