Lajme
Policia rrethon vendin ku u gjuajt me miell ministri Murati
Demokracia
17:56 | 03 Shtator 2022

Share:

Anëtaret e Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Pas këtij aksioni Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur shiritat policorë në këtë hapësirë.

Kujtojmë që Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni simbolik u ka dalë në mbrojtje punëtorëve të cilët ende s’i kanë marr pagat e muajit gusht.

Aktivistët e PSD-së i hodhën miell ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Në një video të publikuar nga PSD, Hekuran Murati shihet i zbardhur nga mielli që ia hodhën aktivistët.

Të ngjashme